Xhafaj përgatit lamtumirën nga TiranaDestinacioni i mundshëm i ish-lojtarit të Teutës duket Dinamo, me të cilën 31-vjeçari ka dalë dhe kampion në sezonin 2001-2002

Vetëm një gol në 12 javët e para të Kategorisë Superiore është shumë pak për një nga sulmuesit e konsideruar si elitarë në kampionatin shqiptar të futbollit. Daniel Xhafaj ka planifikuar largimin nga Tirana. Vlonjati - realizoi 8 gola sezonin e kaluar me bardheblutë – në ambiente të ngushta është shprehur se ndihet nën presion të madh, pasi është dhe ndër lojtarët më të paguar të 23-herë kampioneve (rreth 7 mijë euro në muaj). Destinacioni i mundshëm i ish-lojtarit të Teutës duket Dinamo, me të cilën 31-vjeçari ka dalë dhe kampion në sezonin 2001-2002. Xhafa ka luajtur më parë edhe në kampionatin zviceran me Neushatel Ksamaks si dhe ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare.
E Premte, 28 Nentor 2008