E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherret politike te Tiranes ndajne diasporen ne Nju Jork



Sherret politike te Tiranes i ndajne serish shqiptaret e Amerikes. Ne te vetmin rast kur kreret e shtetit shqiptar ndodhen ne Nju Jork pikerisht ne pjesemarrjen ne Sesionin e pervitshem te Asamblese Parlamentare te OKB-se eshte bere tradite qe ata te mos largohen pa zhvilluar takime me perfaqesues te diaspores. Edhe sot ne Nju Jork presidenti Topi dhe kryeministri Berisha do te bashkebisedojne me emigrantet e vjeter dhe te rinj te ndare. Kreu i shtetit zoti Topi i shoqeruar nga bashkeshortja dy vajzat dhe stafi i ngushte i tij do te jete mik i shqiptaro-amerikanit Ekrem Bardha. Ndersa Berisha eshte mik ne shtepine e vatraneve te cilet kane nisur pergatitjet rreth nje jave me pare dhe kane zgjedhur si vendin ku do te shtrohet darka ne hotelin Marriot ne Manhatan. Megjithese dy udheheqesit e larte te shtetit shqiptar i perkasin se njejtes force politike me axhenden e ndare japin nje imazh jo pozitiv te mergimtaret shqiptare te cilet kane jo pak probleme per te ndare me udheheqesit e atdheut te tyre.

Sikur
Shqiptaret e Nju Jorkut te cilet perllogariten ne rreth 150 mije veta kane nje arsye me shume per tiu gezuar dites se sotme. Ata kane mundesine per te shtrenguar duart me kreret me te larte te vendit te tyre per te bashkebiseduar per te qare hallet por edhe per te ndihmuar njeri-tjetrin. Por dita e merkure ne qytetin e stermadh amerikan te Nju Jorkut kthehet thuajse ne nje atmosfere si ne Tirane. Te gjithe do te deshironin qe presidenti dhe kryeministri i Shqiperise te uleshin kembekryq me shqiptaret e atjeshem por kjo eshte e veshtire te ndodhe. Edhe diten e sotme kjo mrekulli nuk ka ndodhur per shkak te importimit te merive qe e kane origjinen ne Tirane. Presidenti Topi ka pranuar ftesen e shqiptaro-amerikanit te njohur Ekrem Bardha. Vajza e tij Donika e ka njoftuar axhenden e kreut te shtetit qe nje jave me pare duke e publikuar ne nje nga agjencite me te medha te sherbimit newswire listen e aktiviteteve dhe darken qe do te shtrohet ne restorantin Fortesa ne Roccester. Pak metra me larg vatranet i kane pergatitur nje gosti kryeministrit Berisha dhe presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu ne hotelin Marriot nje qender financiare ne Manhatan.

Fryma
Komuniteti shqiptar ne Nju Jork dhe ne SHBA perllogaritet te jete ne me shume se 1.5 milione veta. Shume prej tyre jane te perfshire ne jeten amerikane dhe kane arritur qe te ndikojne ne qarqet me te larta te politikes se Uashingtonit duke ndihmuar ne momente te caktuara per zgjidhjen e problemeve shqiptare. Jo vetem gjate kohes se regjimit komunist por edhe gjate viteve te demokracise nuk kane munguar rastet kur jane vene re ndarje mes shqiptareve te Amerikes te cilat kane ndodhur kryesisht per shkak te frymes qe eshte importuar nga Tirana apo Prishtina. Edhe kesaj radhe pertej deshirave dhe protokollit patriotik shqiptaret e Amerikes festojne dhe i qajne hallet ndarazi.

Presidenti

Burimet zyrtare te Presidences njoftuan dje se axhenda e qendrimit te presidentit Topi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes parashikon nje vizite ne Micigan ku Bamir Topi do te marre pjese ne nje ceremoni te posacme ne shenje nderimi ne monumentin e heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe ne monumentin e Nene Terezes. Gjate kesaj vizite presidenti Topi do te takohet dhe me perfaqesuesit e te gjitha komuniteteve fetare dhe shoqatave shqiptare ne Micigan si dhe do te vizitoje Qendren Islamike Shqiptare - thuhet ne njoftimin e zyres se kreut te shtetit. Ndersa axhenda e njoftuar nga familja Bardha ne Nju Jork parashikon nje darke ne restorantin Fortuna ku kreu i shtetit do te jete i shoqeruar nga pjesetaret e familjes dhe stafi i ngushte i tij.

Kryeministri
Tri dite me pare faqja zyrtare e Kryeministrise njoftoi axhenden e kryeministrit Berisha ne Nju Jork ku nder te tjera thuhet se Berisha do te takohet edhe me perfaqesues te diaspores te cilet kane dhene dhe japin kontribut ne shoqerine amerikane. Njoftimin per darken qe do te shtrohet ne nderim te shefit te qeverise shqiptare e beri te ditur pak dite me pare shoqata pan-shqiptare Vatra. Sipas saj ne kete darke do te marre pjese edhe delegacioni i Kosoves me ne krye presidentin Fatmir Sejdiu. Organizatoret pohojne se darka do te mbahet te merkuren me 22 shtator 2010 ne hotelin Marriot Financial Center 85 West Street ne Manhatan. Mes emrave te organizatoreve jane shqiptaro-amerikanet Agim Rexhaj Sabit Bitici Zef Balaj Marjan Cubi Jonuz Ndreu Zef Perndocaj etj.

22 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›