E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Genc Ruli i kunderpergjigjet serish gaztorit Eduart Shals

22-09-2010 / Gazeta 55

Gjate privatizimit te ish-Ekspozites nuk ka patur asnje proces gjyqesor


Ministri Genc Ruli ka reaguar serish dje permes zedheneses se tij Iva Tico per akuzat e fundit te hedhura nga opozita lidhur me procesin e shitjes se ish ekspozites Shqiperia sot. Sipas ministrit Ruli pretendimet e gaztorit Shalsi jane sa te pabaza aq edhe absurde pasi gjate procesit te privatizimit te subjektit ne fjale nuk ka pasur ndonje proces gjyqesor. I bejme edhe nje here te qarte pinjollit te bashkise ate qe i kemi sqaruar me dhjetera here dhe qe ai nuk po ka veshe ta degjoje Perfituesit e vetem nga ai proces privatizimi jane pronaret e truallit te cilet e kane privatizuar pjesen e ndodhur ne pronen e tyre me zero leke dhe pjesen shteterore me nje cmim kater here me te shtrenjte nga ai cmim me te cilin bashkia juaj ne menyre te paligjshme shiti token te Taivani mu ne qender te kryeqytetit. Procese gjyqesore me pretendim prone ne truallin ku ka qene ngritur Ekspozita Shqiperia Sot qe nga momenti i fillimit te procedurave te privatizimit e deri ne perfundim te tyre nuk ka pasur. Po te leme menjane merakun e Shalsit per procesin ku pala Top-Channel ka humbur gjyqin me Ministrine e Ekonomise atehere te vetmet procese qe mbeten te permenden jane dy njeri me padites nje pronar toke dhe te paditur Bashkine e Tiranes qe i ka zene pronen me rrugen qe ka ndertuar dhe tjetri ku ish pronaret kerkojne qe tu jepet qiraja e prones te cilen qeveria e partise se Shalsit ua kish mohuar per 8 vjet me radhe u shpreh zedhenesja Iva Tico. Sipas saj pavaresisht marrezise qe e ka mberthyer kohet e fundit gjithsesi pritej nga gaztori i pandreqshem i Rames te tregonte nje minimum maturie dhe te heshte duke ditur qe tashme institucioni i Prokurorise ka marre persiper te shqyrtoje dosjen ne fjale. Por mendojme duhet te jete patjeter njera prej dy arsyeve qe e shtyjne Shalsin te dale e te behet gazi i botes me brockullat qe perserit ne menyre kronike ose nuk ka cfare i ben presionit te subjekteve qe edhe sot e kesaj dite nuk po e kaperdijne dot humbjen e Ish - Ekspozites ose eshte vertete konfuz dhe nuk kupton se cfare ka ndodhur vertete gjate atij procesi. Nese eshte e para nuk e ndihmojme dot. Nese eshte konfuz le te lexoje edhe njehere deklaraten e pronareve te truallit dhe me tutje te shkoje e te pyese Dash Pezen dhe kusherinjte e tij deklaroi zedhenesja e ministrit Ruli Iva Tico.


...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›