E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri me arme ne Korce plagoset polici

Korce 10 tetor NOA ndash Update/ Ne konfliktin me arme qe ka ndodhur mes dy grupeve ne Korce ka mbetur i plagosur dhe nje efektiv i forcave te policise. Policia e Korces ben te ditur se oficeri i policise ka nderhyre ne sherrin e ndodhur ne lokal per te shmangur konfliktin por eshte qelluar me arme zjarri. Policia nuk ka bere te ditur identitetin e oficerit i cili eshte specialist Kunder Trafiqeve te Paligjshme ne Drejtorine e Policise Qarkut Korce por njofton se gjendja e tij shendetesore eshte jashte rrezikut per jeten.

Ngjarja ka ndodhur mesnaten e dites se djeshme ne lagjen Nr. 11 ne Korce ne ambientet e disko Galaxy. Ne sherrin me arme dhe me sende te forta jane perfshire

N.Samara 24 vjec D.Metko 24 vjec E.Shehu 23 vjec Daniel Muhameti 22 vjec . N.K 15 vjec te gjithe banues ne Korce.

Te plagosur ka mbetur me arme zjarri N. Samara dhe jane plagosur me sende te forta D.Metko dhe E.Shehu.

Policia ka arrestuar Daniel Muhametin 22 vjec banues ne lagjen Nr. 18 Korce dhe N.K 15 vjec banues ne lagjen Nr. 18 Korce.

Te plagosur jane jashte rrezikut per jeten ndersa te arrestuarit akuzohen per Vrasje me dashje e mbetur ne tentative e kryer ne bashkepunim dhe Armembajtje pa leje. Policia ka nisur hetimet dhe per pronarin e diskos ku ndodhi incidenti per mos kallezim te krimit. Ai eshte Olger Buleci 33 vjec banues ne Korce.

Policia ka sekuestruar ne vendngjarje nje gezhoje te kalibrit 7.65 mm si dhe nje kreher me 8 fisheke te te njejtit kaliber.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›