E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mengjesi finalizohet me sekuestrim droge dhe arrestime

Goditet rrjeti i trafikimit te droges ne Vlore e Gjirokaster brenda pak oreve ne dy operacione bllokohen 51 kg droge 6 ne pranga

Operacionet antidroge jane bere intensive dhe rezultative ditet e fundit. Vetem diten e djeshme ne dy operacione te tilla 6 persona kane rene ne prangat e policise dhe u eshte prere ne mes rruga e transportimit 51 kilogrameve droge. Operacionet jane zhvilluar ne qytetin e Vlores dhe Gjirokastres. Pese persona u arrestuan nga policia mengjesin e djeshem ne qytetin e Vlores pasi u kapen duke transportuar nje sasi prej 33 kilograme droge kanabis sativa. Policia e Vlores beri me dije se gjate operacionit te koduar Mengjesi jane arrestuar shtetasit Selam Vitaj 33 vjec Ardian Braka 41 vjec Agim Shoraj 55 vjec Salushe Hoxhaj 25 vjece dhe Musa Bedinaj 39 vjec. Sipas policise operacioni u finalizua ne vendin e quajtur Ura e Drashovices. Nga hetimet behet e ditur se ndersa mesohet se droga vinte nga fshati Kote drejt Vlores. Gjate nderhyrjes dhe kontrollit te kryer policia ka bere te mundur krahas sekuestrimit te lendes narkotike edhe sekuestrimin e 4800 eurove dhe 3 automjeteve qe perdoreshin nga te arrestuarit.

Destinacioni i droges

Ne rruge operative policia ka marre informacionin se tri automjete po transportonin nje sasi te konsiderueshme lende narkotike drejt qytetit bregdetar te Vlores. Pas sinjalizimit policia vuri ne gjendje forca te gatshme per te ndjekur itinerarin e droges dhe per ta prere ne mes rrugen per ne destinacion te saj. Blute e Vlores jane nisur nga qyteti per tu zene prite automjeteve te sinjalizuara per transportim droge dhe i kane ndalur ato ne vendin e quajtur Ura e Drashovices. Gjate hetimeve policia ka zbardhur dhe planin e rrugetimit te lendes narkotike. Sipas ketyre burimeve droga ishte nisur nga fshati Kote me destinacion Vloren dhe ndoshta me pas te kalohej permes detit ne shtetin fqinj Italine.

Arrestimet

Pasi kane ndjekur rrugen qe do te ndiqte transportimi i droges dhe u kane zene prite automjeteve me te cilat po transportohej te Ura e Drashovices blute e Vlores kane ushtruar kontrollin e personave qe ndodheshin ne secilin automjet dhe me pas kane kontrolluar edhe automjetet per te vertetuar nese sinjalizimet ishin te verteta. Nga kontrolli i ushtruar ne tri automjetet e bllokuara u gjend e fshehur sasia prej 33 kg kanabis sativa. Menjehere u vune ne pranga 5 personat qe ndodheshin ne keto automjete pjese e rrjetit te trafikimit te lendeve narkotike. Shtetasit Selam Vitaj 33 vjec Ardian Braka 41 vjec Agim Shoraj 55 vjec Salushe Hoxhaj 25 vjece dhe Musa Bedinaj 39 vjec u vune ne pranga me akuzen e trafikimit dhe shperndarjes se lendeve narkotike. Policia ben me dije se materialet procedurale te ketyre shtetasve i kaluan prokurorise.

Droga e sekuestruar ne Gjirokaster

Arrestohet 24-vjecari me 18 kg marijuane dhe shpallet ne kerkim drejtuesi i automjetit me te cilin po transportohej droga

Nderkohe po diten e djeshme ne nje tjeter operacion antidroge tashme ne Gjirokaster jane sekuestruar 18 kg marijuane. Perseri policia e ketij qyteti ben me dije se informacionin per transportimin e droges e kishte marre ne rruge operative. Pas sinjalizimit policia ndaloi automjetin me te cilin po transportohej droga dhe nga kontrolli i ushtruar ne bagazhin e saj u gjet lenda narkotike. Burime nga policia bejne me dije se droga eshte sekuestruar ne nje automjet ne dalje te fshatit Vrisera prane pikes kufitare te Kakavijes ne Gjirokaster dhe kishte per destinacion Greqine. Me gjithe nderhyrjen e menjehershme policia mundi te arrestonte vetem personin qe kishte drogen nderkohe qe ka mundur tia mbathe me shkathtesi shoferi qe drejtonte automjetin. Policia vuri ne pranga me akuzen e trafikimit dhe shperndarjes se lendes narkotike 24-vjecarin Vilson Kalemi dhe ka shpallur ne kerkim shoferin e automjetit me te cilin po transportohej lenda narkotike shtetasin Armando Azizi.

Skema e transportimit

Mengjesin e djeshem policia e Gjirokastres ka marre ne rruge operative sinjalizimin se nje mjet po transportonte ne bagazhin e tij lenden narkotike. Droga kishte si destinacion fshatin Llongo te komunes Dropulli i Siperm e me pas ne menyre te organizuar dhe te fshehte synohej te kalonte ne shtetin grek. Pasi i ka nderprere rrugen ne mes transportimit te droges patrulla ka ndaluar mjetin me te cilin po transportohej dhe i ka kerkuar shoferit qe te hape garazhin e mjetit qe ai drejtonte tip Renault me targe TR 27 84 M. Gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin e kapur u konstatua nje cante e madhe shpine me 15 pako te mbeshtjella me natriban e te mbushura me lende narkotike marijuane. Duke shfrytezuar rremujen dhe shperqendrimin e krijuar ne ato momente pasagjeri qe ndodhej ne vendin e pare te automjetit ka tentuar te largohet por eshte kapur dhe arrestuar ne kohe nga policia. Por nderkohe shperqendrimin e policise nga tentativa per arratisje te pasagjerit e ka shfrytezuar shoferi i automjetit i cili i ndihmuar edhe nga shiu i rrembyer ka mundur te largohet nga automjeti duke u shpetuar keshtu prangave te policise. Canta me pakot me lende narkotike i perkiste shtetasit Vilson Kalemi lindur ne Skrapar dhe banues ne fshatin Arshilengo te rrethit te Gjirokastres i cili ishte pasagjer ne kete automjet. 24-vjecari Kalemi u kap gjate oreve te nates ne thellesi te fshatit. Ndersa eshte shpallur ne kerkim drejtuesi i mjetit Armando Azizi lindur ne Tepelene dhe banues ne fshatin Arshilengo te rrethit te Gjirokastres qe mundi tia mbathte. Dy personat jane nen akuze per vepren penale te prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike.

Sasia e droges se sekuestruar dhe personat e arrestuar ne dy operacionet

Operacioni Vlore

Te arrestuar 5 persona

Selam Vitaj 33 vjec

Ardian Braka 41 vjec

Agim Shoraj 55 vjec

Salushe Hoxhaj 25 vjece

Musa Bedinaj 39 vjec

Droga e sekuestruar 33 kg kanabis sativa

Operacioni Gjirokaster

Te arrestuar 1 person

Vilson Kalemi 24 vjec

Te shpallur ne kerkim 1 person

Armando Azizi 24 vjec

Droga e sekuestruar 18 kg marijuane

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›