E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri në Durrës/ Në pranga i mituri, plagosi me thikë 15-vjeçarin

DURRËS- Një 14-vjeçar është vënë në pranga pas zbardhjes së ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, ku u përfshi në një sherr me një tjetër bashkëmoshatar.

Policia e Durrësit njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lugina e Karavastasë”, dhe në pranga është vënë 14-vjeari pasi plagosi me thikë 15-vjeçarin gjatë konfliktit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›