E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Kurbin, vështirësi në lëvizjen e automjeteve në disa akse

Mëngjesi i sotëm ka sjellë reshje të dendura shiu në zonën e Kurbinit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

Sipas informacioneve paraprake, prurjet e mëdha kanë sjellë rritje të nivelit të ujit në shtratin e lumenjve Mat dhe Drojë.

Deri tani nuk raportohen probleme përmbytjesh, ndërsa reshjet kanë vijuar në orët e fundit me intensitet më të ulët, duke ulur riskun për situata emergjente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›