E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri per facebook nje e plagosur

Facebook-u është bërë shkak për sherrin mes dy adoleshenteve që ka përfunduar me një të plagosur . Nga policia e Gjirokastrës bëhet e ditur se në rrugicën që lidh shkollën 9 Vjeçare “7 Marsi” me Gjimnazin “Abaz Shehu” në qytetin e Tepelenës, një nxënëse me inicialet A. L 13 vjeçe, në klasën e 8-të, pas një konflikti për motive të dobëta , sharje dhe ofendime në facebook, ka goditur me një mjet prërës biçak, në pjesën e barkut një nxënëse të gjimnazit “Abaz Shehu” konkretisht maturanten Anxhela Rreçka. Nxënësja e plagosur është transportuar për në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nxënësja me inicialet A.L është shoqëruar nga uniformat blu në Komisariatin e Policisë Tepelenë së bashku me gjyshen e saj, pasi prindërit i janë divorcuar dhe kjo jeton me gjyshen. Sipas policisë nxënësja ka pohuar se shkaku i sherrit kanë qenë ofendimet që i kanë bërë njëra - tjetrës në facebook për motive të dobëta , pasi kanë qenë shoqe në fb. Për arsye të moshës së mitur, ndaj kësaj shtetaseje nuk filloi procedimi penal .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›