E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat vulgare të “Vetëvendosje”-s, reagon kryeministri Thaçi: I ftoj të dialogojmë në parlament dhe jo të ndjellin urrejtje në rrugë

23-10-2012 / Gazeta 55

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar sot lidhur me protestat e organizuara nga Vetëvendosja, duke i bërë thirrjes liderit të saj që të heqë dorë nga dhuna në rrugë dhe ta zhvendosë dialogun në parlament.
“Betejat e humbura në parlament nuk mund të zhvendosen në rrugë, veprime të tilla nuk mund të lejohen. Vetëvendosja të mos manipulojë qytetarët. Policia e Kosovës është institucioni me i respektuar dhe është në shërbim të gjithë qytetarëve. Askush nuk duhet të ndjellë vëlla vrasje, askush nuk ka të drejtë të ndjellë urrejtje. I ftoj liderët e “Vetëvendosje”-s që të vijnë në parlament dhe të ngrejnë në parlament shqetësimet”, vuri në dukje Thaçi.
Gjithashtu, kryeministri i Kosovës shprehu qartë qëndrimin e qeverisë së tij se me protestën e një ditë më parë as më shumë e as më pak faktohet se ka një grup politik që nuk pajtohet me një axhendë politike, që nuk pajtohet me normalizimin e marrëdhënieve Serbo-Kosovë.
“Për të organizuar protesta duhet që organizatorët të marrin leje në polici dhe të mbrohen nga ata, gjë që Vetëvendosja se ka bërë. Të gjithë kemi si qëllim konsolidimin dhe përforcimin e shtetit, për në NATO dhe BE. Kemi të bëjmë me një grup politik qe nuk pajtohet me dialogun për marrëveshje mes vendeve. Reagimi politik është legjitim, por nuk është i ndërshëm manipulimi i qytetarëve. Pamje si ato të ditës së djeshme janë të papranueshme. Jam i tronditur si prind dhe si kryeministër. E ftoj liderin e Vetëvendosjes të mos e zhvendosë në rrugë debatin”, deklaroi Thaçi.
Thaci ka theksuar se populli i Kosovës ka luftuar për të pasur të drejtën e protestës dhe shprehjen e mendimit të lirë por që kjo nuk nënkuptonte anarkinë dhe pamjet e një dite më parë.
Protesta e një dite më parë që ka nisur që në orët e para të mëngjesit nuk ka qenë e paralajmëruar në polici ashtu siç kërkohet me ligjin mbi tubimet publike. Në mënyrë të dhunshme pjesetare te kesaj levizje kanë tentuar të hyjnë në objektet shtetërore dhe më pas kanë filluar të hedhin mjete të ndryshme, gurë masiv në drejtim të zyrtarëve policor dhe objekteve përrreth tyre. Veprime te tilla kane marre pergjigjen e menjeherhsme te forcave te poliicse te cilet jane angazhuar menjehere për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike si dhe sigurimin e institucioneve shtetërore ashtu siç është e mandatuar me ligj. Policia përmes megafonit I eshte drejtuar deputetëve të Vetëvendosje, që të shmangen nga protestuesit e dhunshëm. Protesta e tyre është organizuar në shenjë pakënaqësie për takimin që ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçic, në Bruksel, dhe kundër bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›