Sherri per gardhin, nje i plagosur
BERAT - Grindja per motive pronesie ne lokalin e fshatit degjeneron ne perleshje me mjete te forta, duke sjelle per pasoje nje te plagosur rende dhe dy persona te shpallur ne kerkim. Ngjarja ndodhi dje rreth ores 12:00, ne fshatin Virion te qytetit te Beratit, kurse policia nisi hetimet per te zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota. Burime zyrtare te policise thane se Selajdin Cala, 45 vjec dhe kusheriri i tij, Elidon Cala, pasi jane grindur ne lokal me bashkefshatarin e tyre Arjan Shulla, e kane plagosur me mjete te forta dhe me pas jane larguar nga vendngjarja. Gjithcka mesohet te kete ndodhur per shkak te pretendimeve te dy paleve mbi gardhin, qe ndante dy pronat e tyre. Pjesetaret e fisit Cala prej kohesh ankoheshin se gardhi qe ndante token e tyre me te Shulles ishte levizur nga ky fundit. Debati mesohet se ka nisur diten e ngjarjes, ku fillimisht ata jane grindur me fjale, ndersa me pas Selajdin dhe Eldion Cala kane nisur te ushtrojne dhune fizike ndaj Shulles, duke e lene te plagosur. Policia tha se 35-vjecari eshte derguar me urgjence ne spitalin rajonal te Beratit, kurse autoret jane shpallur ne kerkim.
E.H