E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri për pronat, i helmojnë pemët dhe bimët

gjykataNjë padi e çuditshme ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës, ku një ushtarak i lartë ka kallëzuar fqinjët e vet se i kanë helmuar pemët dhe bimët. Shkak për këtë është bërë një konflikt pronësie mes tyre.

Në datën 23.04.2009, S.H. ka bërë kallëzim ndaj personave që janë komshinj të tij, D.M. dhe S.M. (bashkëshortë mes tyre) – dhe me të cilët ka konflikt për pronat që kanë përfituar – se i kanë hedhur në kopshtin e tij para dhe pas shtëpisë, lëndë helmuese që kanë dëmtuar pemët dhe bimët që kishte të mbjella dhe i kanë shkaktuar dëmtim në shëndet bashkëshortes së tij V.H.. Gruaja atë ditë ka shkuar në spital, ku është diagnostikuar me helmim dhe ka marrë ndihmë mjekësore. Po ashtu, sipas tij, të kallëzuarit i kanë shkatërruar pronën dhe prishur qetësinë publike, përmes krijimit të zhurmave shqetësuese, hedhjes së sendeve dhe plehrave në oborrin e shtëpisë së tij etj, thuhet në vendimin e gjykatës, raporton GSH.

Tashmë prokuroria, e cila kishte refuzuar të niste hetimet për këtë raste tre vite më parë, do të hetojë për rastin në fjalë./b.l

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›