Sheryl Crow e pafat, për herë të dytë me tumor
Share
Shtatë vjet më parë, këngëtarja e njohur Sheryl Crow mendoi se i dha fund betejës së saj me tumoret, duke qenë se arriti ta mposhtë sëmundjen. Por, shtatë vjet më pas, 50-vjeçares i është shfaqur një tjetër tumor, këtë radhë jo në gjoks, por në tru. Megjithatë, zëdhënësja e këngëtares, nënë e dy fëmijëve, ka thënë se Sheryl është mirë dhe se sëmundja nuk është në një shkallë të rëndë. Sheryl e zbuloi se ishte me tumor një muaj më parë, ndërsa mbante një koncert në Florida.
Ish-bashkëshortja e çiklistit të famshëm, Lance Armstrong, që gjithashtu ka fituar një betejë ndaj kancerit, tha se e kuptoi që diçka nuk po shkonte me të, pasi gjatë koncertit po harronte tekstet e këngëve të saj, gjë që nuk ndodh shpesh.