E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi kombëtar dhe integrimi europian

Enis Sulstarova

ENIS SULSTAROVA

Enis SulstarovaRëndom nacionalizmi konsiderohet si një reagim populist ndaj një dukurie tjetër, si p.sh. ndaj krizave ekonomike, ndaj integrimeve në Bashkimin Europian (BE), ndaj lodhjes dhe mërzitjes së elektoratit prej partive tradicionale, apo si rrjedhojë e mungesës së kulturës politike në popull. Ata që e shpjegojnë nacionalizmin në këtë mënyrë e shikojnë si një dukuri të përkohshme, si një anomali që do të kalojë gjithsesi. Në këtë vazhdë edhe politika nacionaliste etiketohet prej tyre si diçka emocionale dhe pa ndonjë thellësi programatike. Meqenëse një shpjegim i tillë është i gatshëm në sofrën e analistëve politikë për nacionalizmin e çdo vendi, ai merret i gatshëm dhe përdoret nga ata edhe për shqiptarët në ditët tona, fjala vjen për të komentuar për Aleancën Kuq e Zi në Shqipëri apo për Lëvizjen Vetëvendosje! në Kosovë. Me këtë ata harrojnë, ose më mirë të themi mbulojnë, specifikën e nacionalizmit shqiptar. Parimi i parë politik i nacionalizmit, ai më universali, është që kufijtë e kombit të përputhen me ata të shtetit. Më pas vijnë parimet e tjerë, edhe në varësi të rrethanave politike, historike, ekonomike etj. Për sa kohë që për shqiptarët parimi i parë nuk është përmbushur për pjesën më të madhe të territoreve ku ata jetojnë sot, atëherë nacionalizmi shqiptar është endemik për shqiptarët. Me fjalë të tjera, pavarësisht prej faktorëve dhe dukurive të tjera që e favorizojnë ose e pengojnë, për aq kohë sa kombi shqiptar është i ndarë dhe konsiderohet si i ndarë, qoftë edhe nga një pjesë e shqiptarëve, nacionalizmi mbetet një program politik aktual. Programi i tij është bashkimi i kombit në një shtet kombëtar dhe në këtë aspekt ai priret edhe për nga universalja, ngaqë synon kthimin e shqiptarëve në një subjekt politik, krahas kombeve të tjerë të botës. Në këtë kuptim, nacionalizmi mund tu bashkëngjitet apo kundërvihet projekteve të tjerë që kanë shqiptarët, apo elitat e tyre politike. Duke e konsideruar nacionalizmin shqiptar si një anomali, normalizohet ndarja e kombit në disa shtete dhe bashkimi i shqiptarëve shpallet si i pamundur, madje i dëmshëm për vetë shqiptarët. Këtë të fundit, pra që bashkimi është i dëmshëm e ka shqiptuar vitin e kaluar edhe njëri ndër zyrtarët më të lartë të qeverisë së Shqipërisë, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm. Dikur, Enver Hoxha deklaronte se kërkesa e shqiptarëve të Kosovës për bashkim me Shqipërinë ishte e dëmshme për Jugosllavinë dhe çështjen universale të socializmit, sot bashkimi i shqiptarëve shpallet i dëmshëm për çështjen e integrimit të rajonit në Bashkimin Europian.

Duke i parë si projekte alternative integrimin europian dhe bashkimin kombëtar, elitat politike shqiptare të tranzicionit janë shprehur pro të parit dhe kundër të dytit. Madje ka integrimi europian vështrohet si kurues i të parit dhe ndonjëherë shkohet deri aty sa që ti thuhet Brukselit nga vetë politikanët shqiptarë se nëse ngec procesi integrues i Shqipërisë në BE, do të shfaqet rreziku i nacionalizmit shqiptar në Ballkan. Nga antagonizmi i supozuar midis integrimit (europian) dhe bashkimit (kombëtar) shfaqet edhe çështja e ndërlidhur: ajo e paravendosjes së pyetjes Si? ndaj Pse?-së atëherë kur ngrihet çështja e bashkimit të shqiptarëve. Më poshtë do të përpiqemi të argumentojmë se lidhja e këtyre dy temave me njëra-tjetrën buron nga mosbesimi i shqiptarëve te vetvetja, nga mbizotërimi i idesë se ne jemi të pafuqishëm dhe se fatin tonë e përcaktojnë të tjerët. Neve na mbetet të përshtatemi që të mbijetojmë, njëlloj si gjallesat në skemën darviniane. Kurse kombet e tjera përreth kanë projektet e veta me anë të të cilëve kushtëzojnë mjedisin tonë, gjë që praktikisht do të thotë se ne po i përshtatemi në mbijetesën tonë nacionalizmave të fqinjëve.

Alternativa e rreme: integrim apo bashkim

Projekti i Bashkimit të Europës ka funksionuar deri tani, sepse ka pasur për bazë shtetet e konsoliduara kombëtare. BE-ja lindi si një projekt integrimi i dy modeleve të shteteve të zhvilluar perëndimorë, shtetit kombëtar dhe shtetit federal. Shtetet kombëtare si Gjermania, Franca, Italia apo Holanda kanë kufij që në pjesën më të madhe përkojnë me shtrirjen e një kombi. Federatat si Britania e Madhe, Belgjika, apo Spanja, janë të organizuar së brendshmi në rajone të vetadministruara që janë atdhe i një kombi/etnie të caktuar. Në disa raste këto rajone kanë një mëvetësi të tillë dhe popullsia e tyre një homogjenitet të lartë e identitet të spikatur etno-kulturor, saqë disa studiues i kanë quajtur kombe pa shtet. Të tillë janë skocezët dhe uellsianët në Britaninë e Madhe apo katalanët në Spanjë. Zgjerimi i BE-së drejt lindjes pas mbarimit të Luftës së Ftohtë është bazuar sërish te modeli i shtetit kombëtar: Gjermania Lindore u bë pjesë e BE-së me bashkimin e saj me Gjermaninë; Çekia dhe Sllovakia u ndanë njëherë në shtete kombëtare dhe pastaj integruan në BE; po kështu shtetet baltike. BE-ja pranoi si anëtare Qipron greke, edhe pse ishulli mbetet i ndarë në linja etnike. Qeveria e tanishme e Skocisë, e cila po përgatitet që më 2014 të mbajë një referendum për shkëputjen e vendit nga Mbretëria e Bashkuar, ka shpallur se një Skoci e pavarur do të vazhdojë të jetë anëtare e BE-së.

Në ish-Jugosllavi, vendi që u pranua më herët ishte ai që ishte më homogjen etnikisht, Sllovenia. Në Ballkanin Perëndimor, bashkësia ndërkombëtare u përball me një problem: që të ndiqej parimi i shteteve të konsoliduara kombëtare duhej që të lejohej ndryshimi i kufijve shtetërorë të vendosur nga Tito. Prandaj për herë të parë integrimi europian u shpall si alternativë ndaj bashkimit kombëtar (irredentizmit). Pakti i Stabilitetit premtoi integrimin e shteteve ekzistuese në BE për të penguar projektet kombëtare. Nëse tjetërkund në Europë shteti kombëtar përbënte bazën e integrimit, tani në Ballkanin Perëndimor integrimi do të përbënte projektin zëvendësues ndaj bashkimit, shtetit kombëtar.

Kombet e tjera rreth shqiptarëve vazhduan projektet e tyre kombëtare paralelisht me integrimin europian, madje duke ia nënshtruar projektin e dytë interesave kombëtare. Kroacia është më e suksesshme në afrimin me BE-në, edhe për faktin se deri diku problemin e separatizmit serb në Krajinë e zgjidhi dhe ka siguruar një pozitë të favorshme institucionale për kroatët e Bosnjë-Hercegovinës. Mali i Zi ia doli të pavarësohet nga Jugosllavia e mbetur, me gjithë trysninë e BE-së për të mos e hedhur këtë hap, shumica e shteteve të BE-së e pranuan pavarësinë e Kosovës prej Serbisë, por duke e njohur rolin e privilegjuar të Serbisë brenda Kosovës, diçka që e përmban Plani Ahtisari dhe që po e dëshmon edhe investimi i BE-së në vazhdimin e negociatave të Prishtinës me Beogradin. Serbia, pasi e ka rehabilituar thuajse plotësisht imazhin e saj ndërkombëtar për luftërat dhe spastrimet etnike, po tregon se integrimin europian do ta përqafojë pa prekur synimet e saj politike në Bosnjë dhe Kosovë. Në IRJM vazhdon procesi i kombformimit maqedonas, me përmasa megalomane e groteske, por që ia ka dalë të anashkalojë me sukses kërkesat kombëtare shqiptare. Në rajon, janë shqiptarët kombi i vetëm që ka përqafuar si projekt të vetin integrimin, në vend të bashkimit. Qeveritarët e Shqipërisë në radhë të parë dhe pas tyre edhe ata të Kosovës dhe politikanët shqiptarë të IRJM-së kanë deklaruar se bashkimi do të jetë vetëm në Bruksel. Shqiptarët janë të bashkuar për tu integruar në BE!

Duke u ndier të pafuqishëm për ta bërë historinë e tyre, i janë përshtatur gjeopolitikës dhe ideologjive të të fuqishmëve. Me rënien e komunizmit, elita politike shqiptare në Jugosllavi kë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›