Sheshet e rrugët e Kosovës mbushen me mbishkrime për katërshen e UÇK-së: Sillini në shtëpi

PRISHTINË, 15 shtator/ATSH/ Pak para shpalljes së vendimit për akuzat që rëndojnë mbi katër ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në qytete në mbarë Kosovën, sikurse edhe në Prishtinë janë vendosur ekrane që tregojnë kohën e mbetur deri në shpalljen e aktgjykimit.
Aktgjykimi do të shpallet paraditen e 16 shtatorit.
“Çlirimtarë, sillni në shtëpi”, shkruhet në një bilbord të vendosur në qendër të Prishtinës, teksa kanë mbetur më pak se 24 orë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Flamuj kombëtar shqiptar dhe flamuj të Kosovës janë vendosur në një rrugë në Ferizaj në pritje të vendimit për katërshen e UÇK-së.
Kapele me mbishkrime “Liria ka emër”, “UÇK” dhe me flamurin kombëtar shqiptar shihen në Prishtinë. Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, dhe të gjithë janë deklaruar për dhjetë pikat e aktakuzës. /REL/