Sheshi "Skënderbej", vijojnë punimet nga bashkia e Tiranës

Bashkia e Tiranës ka vazhduar punimet dhe sot në sheshin "Skënderbej" pavarësisht deklaratave të djeshme të Ministrisë së Mjedisit e cila gjobiti bashkinë me 2 milionë lekë të reja gjobë dhe urdhëroi pezullimin e punimeve për shkak të mungesës sipas saj të lejes mjedisore.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës reagoi menjëherë duke pohuar se kishte marrë leje në Ministrin e Mjedisit me një shkresë të vitit 2009.
Pavarësisht gjobës dhe reagimeve edhe nga Ministri i Kulturës, kompania vazhdoi punimet sot në sheshin "Skënderbej" në fazën e parë të aksionit.
Pjesa e kalimtarëve në shesh ka qenë edhe sot e rrethuar ndërsa punëtorët vazhdonin gërimet rrotull objektit ku ndodhet statuja e Skënderbeut.