E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshiperplasje me Bashkine per parkimet

TIRANE-Institucionet qe preken nga punimet ne sheshin Skenderbej nuk respektojne sinjalistiken e vendosur nga Bashkia e Tiranes. Kjo e fundit per keto institucione ka hapur nje parkim te posacem ne pjesen e qendres perball Muzeut Kombetare. Gazeta Shqiptare citon ne numrin e sotemdrejtorine transporteve ne Bashki Enton Punavija sipas te cilit ata edhe psekjo drejtoriderguar shkresa prane institucioneve si drejtoria e Burgjeve Banka e Shqiperise ministrite por edhe Selia e Partise Socialiste nje jave te tere parkimi i posacem vetem per institucionet ka mbetur gati bosh. Sipas Punavise ata kane afat deri fillimin e kesaj jave pastaj do te merren masa ndeshkuese deri largimin me karrotrec nga ana e policise bashkiake.
I bejme apel te gjithe institucioneve se respektimi i vend-parkimeve te percaktuara nga ana e Bashkise se Tiranes per mjetet e tyre eshte shume i rendesishem per lehtesimin e trafikut. Pasi ashtu si e kemi thene parkimi eshte nje nga elementet kryesore te qarkullimit. Ne ditet ne vijim ne qofte se ne vendet te cilat tashme jane ndalim - qendrimi gjejme mjetet e institucioneve policet bashkiake do te marrin te gjitha masat ligjore per spostimin e tyre - ka thene Punavija. Nese cdokush do te respektonte tabelat e vendosura nga Bashkia e Tiranes Sipas Punavise situata e trafikut ne rruget e qendres nuk di te ishte me aq e renduar.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›