E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane Kopeshti Botanik pa uje bimesia rrezikon tharjen

TIRANE- Kopeshti Botanik hapesira e vetme ne kryeqytet qe ofron mundesine e studimit te bimesise se Shqiperise a prej kohesh probleme me ujitjen e bimeve. Pergjegjes i Kopshtit Botanik Petrit Hoda ne nje komunikim me News 24 sqaron se ujitja e bimeve realizohej me pare nga uji i liqenit artificial i cili ishte mese i mjaftueshem por me kalimin e viteve prishja e struktures qe lidhte permes nje pompe liqenin me kopeshin ka bere qe ky kopsht te mendoje per menyre alternative ujitje.

Para disa kohesh u ha ne pus 198 metra i thelle i cili nuk e ka zgjidhur situaten e ujitjes se bimeve. Kete vit eshte menduar te rehabilitohet nje basen brenda kopshtit ku i eshte kerkuar Fakultetit te Shkencave te mbeshtese financimin e projektit i cili do te kete ne kete menyre nje funksion jo vetem shkencor dhe estetik per bimet e ujit por edhe funksional persa i perket ujitjes ne kushtet e veshtira ne te cilat ndodhet aktualisht Kopeshti Botanik.

Projekti eshte vetem nje nga zgjidhjet afatshkurtra qe duhet ndermarre per te mirembajtur mbi 14090 llojet dhe nenllojet e vendit tone te cilat gjenden ne kopsht. Per me teper kopshti eshte edhe hapesire ku zhvillohen praktika mesimore dhe vizita te nxenesve dhe studenteve te te gjitha cikleve ndaj eshte e nevojshme te behet nje nderhyrje sa me e shpejte ne kete hapsire unike ne Tirane.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›