E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëtitorja e re e Ksamilit, hapësirë e transformuar për banorët dhe turistët

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Shëtitorja e re e Ksamilit ka plotësuar infrastrukturën urbane në funksion të banorëve por edhe për t’iu përgjigjur fluksit turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga shëtitorja e re, një hapësirë publike e transformuar për banorët dhe për çdo vizitor që zgjedh jugun e Shqipërisë.

Shëtitorja e Ksamilit është pjesë e projektit madhor për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe turistike në bregdetin e jugut.

Ajo lidh zonat kryesore, ofron hapësira pedonale për vizitorët dhe të riorganizon aksesin përgjatë vijës bregdetare, duke ndjekur standardet më të mira të bregdeteve mesdhetare.

Ksamili konsiderohet një nga ikonat e turizmit shqiptar dhe një nga pikat më të fotografuara të Rivierës Shqiptare.

Veçantia e tij qëndron në kombinimin e peizazhit natyror me trashëgiminë kulturore, duke ofruar një eksperiencë që shkon përtej turizmit tradicional të plazhit.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›