E Diel, 1 Nëntor 2026

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ndau sot momente puna puna intensive e forcave operacionale në përballjen me zjarret.

“Krenarë për secilin prej tyre. Me një sakrificë të jashtëzakonshme dhe në gatishmëri të plotë janë në vijën e parë të përballimit të situatave të zjarrit, krah qytetarëve, komuniteteve të prekura dhe në mbrojtje të bizneseve dhe mjedisit”, u shpreh Nufi.

Ministri informoi se në të gjitha vatrat aktive vijon monitorimi i plotë, zjarret janë nën kontroll, dhe nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe zonat e banuara.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›