Shevçenko mbetet në radhët e Çelsit
Tekniku italian Karlo Ançeloti ka vendosur ta mbajë sulmuesin në radhët e skuadrës së tij të re, megjithëse sezonin e fundit te Milani më shumë preferonte ta dërgonte në tribunë.
“Shevçenko është një futbollist i Çelsit dhe do të vazhdojë të mbetet edhe në të ardhmen. Ai është në një formë të mirë, por në ekipin tonë ka shumë sulmues dhe për të do të jetë e vështirë të gjejë një vend titullari”, deklaron trajneri i londinezëve, Karlo Ançeloti.