Aksident në Elbasan, shoferi në gjendje të rëndë
Makina tip “Renault”, me targa INP 3983, ka dalë nga rruga duke lënduar drejtuesin Ismail Daullja. I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, por duke parë gjendjen e tij të rëndë është vendosur që ai të dërgohet në Spitalin Ushtarak të kryeqytetit.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe nga hetimet e para mësohet se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe më të cilën udhëtonte automjeti.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe nga hetimet e para mësohet se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe më të cilën udhëtonte automjeti.