Milan, në plan Klaas-Jan Huntelar dhe Juri Zhirkov
Transferimi i Huntelar në drejtim të Milanos mund kryhet lehtë, falë raporteve të shkëlqyera që kanë dy klubet për shkak të kalimit të Kakasë në Madrid. Holandezi është gjithnjë e më larg Realit, sidomos nëse do të vinte edhe Karim Benzema. Me shitjen e sulmuesit Huntelar, Reali i Madridit do t’i “shlyente” borxhin e Kakasë administratorit Adriano Galiani.
Ndërkohë, në klubin e Milanit nuk po mendohet vetëm për repartin e sulmit. Në horizont është edhe një duel me Çelsin për të marrë shërbimet e mesfushorit Juri Zhirkov. Rusi 26-vjeçar i CSKA-së kërkohet prej kohësh nga Roman Abramoviç, i cili sponsorizon klubin moskovit me anë të kompanisë së naftës.
Por, vetë futbollisti Zhirkov është shprehur qartë për të ardhmen e tij, ose Milan, ose Barcelona. CSKA kërkon 20 milionë euro për kartonin e tij, por negociatat pritet ta ulin shifrën në 10 milionë.