E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shevchenko: U ndjeva si 20-vjeçar

Sulmuesi ukrainas Andriy Shevchenko thotë se ai është ndjerë si 20-vjeçar pasi shënoi dy gola në fitoren 2-1 të ekipit të tij ndaj Suedisë. Zlatan Ibrahimovic kaloi suedezët në epërsi në fillim të pjesës së dytë, por dy gola nga sulmuesi i Dinamo Kievit kompletuan përmbysjen dramatike të rezultatit.

“Ndjehem për mrekulli, ndjehem si 20-vjeçar, prandaj ndjehem mirë. Kjo ishte një ndeshje historike për ne, një fitore e madhe”.

“Ndjej më pak adrenalinë në trupin tim tani, por më shumë në kokën time. U mundova të jap më të mirën dhe arrita”.

“Do të doja të falënderoj çdokënd për mbështetjen për të qenë i gatshëm për Euro 2012. Kam pasur probleme me peshën para garës, por jam në rregull tani”, ka thënë Sheva për televizionin gjerman ZDF.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›