Polonia në alarm para ndeshjes me Rusinë

Autoritetet polake thanë se forcat e sigurisë janë vënë në alarm në Varshavë para ndeshjes së sotme mes Polonisë dhe Rusisë në kampionatin evropian të futbollit.
Organizatorja e Euro 2012, Polonia tha se 9 mijë e 800 rusë dhe 29 mijë e 300 tifozë polakë kanë blerë biletat për ndeshjen e Grupit A.
Policia nuk ka treguar se sa policë do të vendosen për të ruajtur sigurinë nga ndonjë trazirë e mundshme që lidhet me ndeshjen mes Polonisë dhe Rusisë, vende këto që kanë raporte shekullore të komplikuara.
Policia tha më herët e 6 mijë zyrtarë do të jenë në detyrë në Varshavë gjatë Euros 2012. Po, sot në grupin A, Greqia përballet me Republikën Çeke në Vroklau.