Shfaqi probleme shëndetësore në paraburgim, Drejtoria e Burgjeve: Ndërron jetë 73-vjeçari

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi sot pas vdekjes së një të paraburgosuri nga Kanina e Vlorës.
Përmes një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informoi se i paraburgosuri Binjar Llano Llanaj ndërroi jetë sot në Spitalin Rajonal të Vlorës.
“Ai u dërgua në spital me shenja jete, pasi kishte shfaqur shqetësime shëndetësore gjatë qëndrimit në institucion. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai ndërroi jetë sapo mbërriti në urgjencë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Binjar Llano Llanaj, lindur më 25 mars 1951 dhe banues në Kaninë, Vlorë, ishte i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme”.
/m.m/r.e/a.f/