Shfaqja “Agnesa e Zotit” vjen për publikun në sallën e Universitetit të Arteve

“Agnesa e Zotit”, shfaqja e Teatrit Shëtitës “Çajupi” pas suksesit ne teatrin “Skampa” është shfaqur për publikun kryeqytatetas në sallën e Universitetit të Arteve.
Vepra e vitit 1979 nga dramaturgu amerikan, John Pielmeier me regji nga Kiço Londo erdhi nën interpretimin e tre aktorëve të njohur të teatrit tonë Eni Jani, Laura Nezha dhe Violeta Trebicka.
“Agnesa e Zotit” është një betejë midis botës së fesë dhe shkencës, faktit dhe besimit. Një shfaqje e cila merr përsipër të përcjellë mesazhe të forta që i përshtaten më shumë të sotmes sesa kohës kur u shkrua vepra.
“Kjo është një vepër e përbotshme, një vepër që i ka marrë të gjitha çmimet e mundshme që mund të marrë një vepër”, tha Londo.
“Mesazhet janë shumë të forta”, tha Trebicka.
“Është rol me goxha peshë emocionale”, u shpreh Jani.
Shfaqja u prit me duartrokitje të shumta, dhe mbajti publikun të mbërthyer për 90 minuta.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/