E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqja Princesha Teute ne Teatrin e Kukullave

Për të tretin vit radhazi Ministria e Kulturës së bashku me fondacionin "Fëmijët shqiptarë" dhe qendrën "Art blu" sollën premierën kushtuar fëmijëve me sëmundje onkologjike. Në shfaqjen, e cila u zhvillua në Teatrin e Kukullave në Tiranë, morën pjesë dhe fëmijë nga shtëpia e fëmijës "Zyber Hallulli". 
Në këtë mbrëmje të veçantë morën pjesë edhe fëmijë kryeqytetas shoqëruar nga prindër.  
 Fëmijët patën mundësi të njihen me princeshën Teutë përmes lojës autoriale. Pjesa ishte e ndërtuar në simbolet shqiptare dhe u ndoq me mjaft vëmendje nga të vegjlit. Pas premierës shfaqja do të jepet në spitalin Pediatrik gjatë festave të fundvitit, ku aktorët jo vetëm që do të argëtojnë fëmijët, por do të shpërndajnë edhe dhurata për ta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›