Britani ekspozita 100 vjet filateli shqiptare
Në kuadër të aktiviteteve për nder të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë , në mjediset e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Britani u përurua ekspozita “100 Vjet Filateli Shqiptare”, dhe “Koleksion librash për Skënderbeun”.
Diplomatë, historianë, studiues akademikë, përfaqësues të Anglo-Albanian Association, si dhe miq dhe të ftuar shqiptaro-britanikë patën rastin të njiheshin me fragmente të historisë shqiptare, nëpërmjet 70 serive të pullave postare dhe emisioneve të veçanta si ato të përvjetorit të parë të pavarësisë, përvjetoret e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, 800 vjetori i shtetit të Arbërit, emisionet për Nënë Terezën, kostumet kombëtare shqiptare apo emblemat e ndryshme.
Kjo ekspozitë, që vjen për herë të parë në Londër, së bashku me 100 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, kujton dhe feston edhe 100 vjetorin e themelimit të Postës Shqiptare, e cila ishte një nga institucionet e para që ngriti qeveria e Ismail Qemalit.
Të pranishmit patën rastin të njihen gjithashtu me një koleksion të rrallë librash për heroin tonë kombëtar Skënderbeun, që fillon me një vëllim origjinal të vitit 1510, të Historisë së Skënderbeut, nga Marin Barleti e përfshin thesarë të tjerë si libri i parë i publikuar në gjuhën angleze për Skënderbeun, në vitin 1596.
Fjala përshëndetëse u mbajt nga i Ngarkuari me Punë i Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe, z. Mal Berisha, i cili foli për rëndësinë e njohjes së historisë shqiptare dhe vlerave të shqiptarizmit, të simbolizuara nga figura e Skënderbeut.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të nëntorit dhe mund të vizitohet nga të interesuarit, çdo ditë, ora 12.00 – 16.00.