E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shfrytëzonin banesën me qira për ushtrim prostitucioni, arrestohen 3 persona, procedohen 7 të tjerë

Tre persona janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht në kuadër të operacionit “Storm 5” për veprimtari të kundraligjshme të shfrytëzimit për prostitucion. Policia e Durrësit bën me dije se 2 nga të arrestarit janë shtetase kineze, të cilat kishin marrë me qira, pa kontrata, 2 apartamente dhe i kishin përshtatur për shfrytëzim të prostitucionit, ndërsa personi i tretë i arrestuar është pronari i banesës.

Mes të procedurave 2 janë shtetase kineze dhe pesë shqiptarë.

Policia po vijon hetimet pasi ka dyshime se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, e cila mendohet të ketë qendrën jashtë vendit, pasi rezultoi se telefonatat kryheshin nëpërmjet call center-it.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi dyjavor, me metoda proaktive, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të kryer në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin “Storm 5”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Durrës, u arrestuan shtetaset kineze D. Sh., 54 vjeçe dhe S. Y., 40 vjeçe.

Gjithashtu, u arrestua shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi kishte dhënë apartamentet me qira, pa kontrata, dhe i kishte përshtatur ato për shfrytëzim të prostitucionit”, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë, karta krediti, etj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›