Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, avokatët mbrojtës depozitojnë kërkesën për mosqëndrimin në burg

Përfaqësuesit ligjorë të kreut të Partisë së Lirisë, depozituan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkesën me objekt: zëvendësim të masës së sigurisë për zotin Ilir Metaj.
Sipas përfaqësuesve ligjorë, në argumentet e paraqitur në kërkesë thuhet se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet ndaj ish-presidentit të Republikës, tashmë drejtues i Partisë së Lirisë, dhe rrjedhimisht nevojat për ta mbajtur ende në paraburgim nuk kanë më asnjë kuptim procedurial.
Ish-presidenti Meta u njoh me mbylljen e hetimeve dy ditë më parë. Ai ndodhet në paraburgim prej 21 tetorit të vitit të kaluar për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
/rtsh.al/