E Martë, 3 Nëntor 2026

Shfrytëzonte 24-vjeçaren për prostitucion, arrestohet tutorja në Fier. Nën hetim 4 të tjerë

Një 37-vjeçare është arrestuar dhe 4 të tjerë janë nën hetim pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion një 24-vjeçare në Fier. Pas hetimeve disa javore, policia zhvilloi operacionin e koduar “Gjurmimi”, ku vuri në pranga 37-vjeçaren F.A.

Nën hetim në gjendje të lirë janë edhe 4 persona, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›