E Diel, 1 Nëntor 2026

Shi raketash mbi bazën spanjolle në Herat

"Sulmi ndodhi  mes orës 22:50 dhe  23:10 lokale  (18:20 GMT dhe 18:40 GMT), kur gjashtë raketa u hodhën mbi këtë bazë", deklaroi Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë.

"Predhat u hodhën nga një pozicion i vendosur në veri të bazës, por pa i prekur ushtarakët spanjollë dhe as pajisjet e bazës", sipas komunikatës.

Spanja numëron afro 1.230 ushtarakë të dislokuar në perëndim të Afganistanit në kuadër të ISAF-it, sipas ministrisë. Ndër këta ushtarakë figurojnë 450 trupa që qeveria spanjolle ka vendosur t'i dërgojë në mënyrë të përkohshme për të forcuar kontigjentin për zgjedhjet presidenciale dhe lokale të 20 gushtit në Afganistan. 

 ISAF-i numëron rreth 64.500 ushtarakë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›