E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, shkatërrohen 2 miliardë rrënjë kanabis

Sekuestrimi u bë javën e kaluar pranë qytetit Baskale (krahina e Vanit), jo larg kufirit iranian në një terren malor prej mijëra hektarësh, saktësoi i njëjti burim.

Disa qindra ushtarë morën pjesë në kontrollin e terrenit, që zgjati jo më pak se pesë ditë.  
  
Kanabisi i shkatërruar mund të shërbente për të prodhuar 50 tonë hashash, me një vlerë tregtare prej 34 milionë dollarësh, sipas autoriteteve.

Van ndodhet në rrugën e kalimit mes Azisë dhe Evropës për trafik droge dhe imigracion klandestin.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›