E Diel, 1 Nëntor 2026

Shihet si pasardhësi i Kane, Bayerni synon Fisnik Asllanin

Sipas Sky Germany, Bayerni i Mynihut është duke e marrë seriozisht interesin e përfolur për sulmuesin e Hoffenheim, Fisnik Asllani:

Asllani ka pasur një sezon shumë të mirë deri më tani duke regjistruar gjashtë gola dhe tre asiste në 12 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Hoffenheim.

Megjithatë, është e vështirë të përcaktohet saktësisht se çfarë roli do të kishte ai te Bayerni. Një zëvendësues për Harry Kane? Një sulmues për të ardhmen? Të dyja bashkë?

Sulmuesi ka shënuar 3 gola në 11 ndeshje të luajtura me përfaqësuesen e Kosovës deri më tani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›