Shijak, 13-vjeçari përplaset nga makina, ndodhet në gjendje të rëndë
Një 13-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në Durrës pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi në zonën e Shijakut, ndërsa S. Mushlika udhëtonte me një biçikletë.
Përplasja ka qenë e fortë dhe adoleshenti ka marrë plagë të rënda. I riu është dërguar në spital nga drejtuesi i mjetit nga i cili u përplas, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Familjarët e 13 vjeçarit bëjnë apel për transportimin e tij drejt me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë pasi sipas tyre në spitalin e Durrësit nuk ka ambulancë me aparat respirator.
Por, mjekët lokalë thotë se 13-vjeçari ka dëmtime në kokë dhe lëvizja e tij mund të jetë fatale.
Në këto kushte, ministria e Shëndetësisë do të dërgojë në Durrës një ekip të specializuar mjekësor. Pranë spitalit të Durrësit kanë shkuar prefekti i qarku dhe deputeti Agron Duka.