PD: Rama ka vjedhur mbi 1250 vota në Lezhë
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kryesocialistit Rama se ka vjedhur votat në qarkun e Lezhës.
Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, në një konferencë për shtyp theksoi se rinumërimi i votave për Qarkun e Lezhës nxorri në dritën e diellit fytyrën e fitores së Edi Ramës i cili me bandat e tij të krimit, drogës dhe prostitucionit përmbysi rezultatin me terror.
Rezulton se Rama ka vjedhur me dhunë, terror e para të pista mbi 1250 vota në Qarkun e Lezhës. Rama dhe mediat e kontrolluara prej tij po kërkojnë të bllokojnë transparencën dhe ne i bëjmë thirrje që të ndalojë presionet dhe përpjekjet për të ndaluar rinumërimin e votave, u shpreh Bogdani.
Sipas tij, Partia Demokratike nuk e pranon rezultatin e këtyre zgjedhjeve pa transparencën e plotë të votës së qytetarëve shqiptarë.