E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shije që nuk harrohet kurrë – Shkodranët kujtojnë gatimet e gjyshes

Në çdo familje shqiptare gjyshja nuk është vetëm simbol i dashurisë, por mbi të gjitha është ajo që dinte t’i jepte shije edhe gjellës më të thjeshtë. Por cili është gatimi më i shijshëm nga duart e gjyshes për shkodranët ?

“Më e preferuara ka qenë çorba me pulë, petullat”, tha një qytetare.

“Kujtoj shumë gatime ndër to, imam bajalldi, tava krapit”, u shpreh një qytetare tjetër.

Shija e gatimeve nga duart e gjyshes nuk matet me përbërës, por me dashurinë që ajo derdhte në çdo lugë. Dhe kjo dashuri mbetet receta më e shijshme që trashëgojmë brez pas brezi.

Gazetare: Blerta Cina

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›