E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shikoni eklipsin hënor

Gjatë natës së kaluar qytetarë në pjesë të ndryshme të botës kanë pasur rastin që të vrojtojnë eklipsin total të Hënës.

Banorët e pjesëve perëndimore të SHBA-ve, Australisë dhe pjesës më të madhe të Azisë kanë pasur rastin që të vrojtojnë fenomenin e rrallë qiellore- errësimin total të Hënës.

Eklipsi hënor që ka nisur mbrëmë në ora 6.06 sipas kohës së Paqësorit, ka zgjatur 51 minuta. Në Australi qytetarët kanë vëzhguar errësimin përmes teleskopit në observatoriumin e Sidnejit.

Errësimi i plotë ishte i dukshëm edhe në Havaje, Indonezi, Azinë Juglindore dhe në pjesët më të mëdha të Rusisë lindore. Ky është eklipsi i dytë total i errësimit të Hënës këtë vit. Errësimi i parë ishte në qershor, ndërsa i ardhshmi pritet në vitin 2014. /kp/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›