Shpëtimi Djathtas

Express: Ku është Eqrem Kryeziu dhe LDK’ja?
Kryeziu: Unë tani jam anëtar i Kryesisë së LDK’së dhe jam deputet në Parlamentin e Kosovës. Jam kryetar i Degës në Prizren - është dega më e madhe e LDK’së, si popullatë e kam fjalën, por edhe me vota është më e madhja. Podujeva ndonjëherë na tejkalon dhe natyrisht Eqrem Kryeziu nuk është Nënkryetar i Parë, por kjo është krejt normale. Njerëzit vijnë e shkojnë – kjo nuk më shqetëson. Përkundrazi, bile do t`i inkurajoja që të behën ndryshime të tilla në gjithë sektorët e tjerë.
Express: A po ju pyet ndokush për ndonjë vendim që po merret në parti. Më parë ju në LDK keni komunikuar vendimet më të rëndësishme?
Kryeziu: Po, po. Natyrisht ne kemi raporte shumë kolegjiale edhe pse Isa është Kryetar. Por me kujdesin më të madh i dëgjon opinionet e të tjerëve, edhe të miat natyrisht. Por, atëherë kam pasur pozicion tjetër dhe unë po e shoh me gazetarë dhe po më pyesin ku je? Po problemi është se atëherë kam pasur funksionin e tillë, kryetari ka qenë i ngrirë dhe mua më është dashur të kryejë funksionin e menaxhimit të LDK’së si i pari, por i hendikepuar, sepse nuk kisha kurrfarë legjitimiteti a? Kuvendi ta jep legjitimitetin, individi nuk mundet me ta dhanë legjitimitetin. Por sidoqoftë në këtë funksion kam qenë pak më frekuentues apo shumë ma frekuentues në media sesa që jam sot.
Express: Deri ku kanë shkuar reformat në LDK?
Kryeziu: Me të thënë të drejtën, tani kur po ndërrohen brezat në njëfarë reforme dhe ata e konceptohen se reformën që nis me ta. Por, reformat kanë filluar bajagi herët. Ju e dini unë kam qenë bartës i disa ndryshimeve shumë të rënda në LDK dhe në këtë frymë besoj se do të shkojnë. Për fat të keq, në koalicionin me PDK’në ato reforma ngecën, u ngrinë në njëfarë forme sikurse edhe pozita e Presidentit që pati ngrirje ashtu u ngrin edhe reformat. Përndryshe, unë besoj se duhet me vazhdu reformat në kuptimin e ndryshimeve konstruktive, pozitive edhe të përgjegjshme. Por, ndryshim sa për ndryshim jo, sepse ajo nuk është reformë – është njëfarë lloj revolucioni bolshevik.
Intervisten e plote mund ta lexoni ne numrin e sotem te Gazetes Express.