E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shine Ya Light në një tjetër version

Ylli kosovar e cila ka bërë famë ndërkombëtare, Rita Ora ka publikuar një version të ri të videos së këngës “Shine Ya Light”, të cilin e kishte realizuar në Kosovë.

Rita edhe në skenat e reja të videos “Shine Ya Light” ka përdorur xhirimet e bëra në Kosovë dhe kjo është videoja e saj e dytë për këtë vit që ajo e publikon pak para verës.

Videoja e dytë është edhe më e fuqishme se e para, ndërkaq nga e premtja ka filluar të transmetohet në të gjithë televizionet e muzikës argëtuese në Botë, përfshirë MTV dhe Viva.

Kujtojmë se muaj më parë ajo kishte publikuar videokëngën ‘Radioactive’, e cila pati një numër të madh të shikuesve dhe gjendej në vendet e para në top-listat britanike dhe disa vendeve tjera botërore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›