E Shtunë, 31 Tetor 2026

TiranaWeek, ja çfarë rezervon fundjava për ju

weekend_3Si çdo fundjavë edhe këtë herë TiranaWeek vjen për ju me oferta mjaft interesante për të kaluar një fundjavë shlodhëse dhe jashtë monotonisë së zakonshme. Plazh, libra; ngjitje në mal, apo jeta e natës, zgjidhni ju se ku doni të shkoni

Ekskursion në Velipojë, te Rana e Hedhun

High Albania Mountain si çdo fundjavë edhe këtë herë ka menduar një ekskursion në natyrë përshtatur edhe me stinën e verës. Jo vetëm ecje në këmbë por edhe plazh. Destiancioni i kësaj të diele do të jetë Velipoja, dhe më konkretisht “Rana e Hedhun”. Ecja për të shkuar tek “Rana e Hedhun” do të nis nga Velipoja duke ndjekur bregun e detit. Tek “Rana e Hedhun” grupi do të ndalet për të bërë plazh si dhe për tu ngjitur në dunën e rërës që është krijuar aty. Mbas pushimit për plazh dhe lojërave të ndryshme, do të ndaleni për një kafe, dhe më pas do bëhet nisja për në Tiranë. Takimi për nisjen do të bëhet në orën 9.00 të mëngjesit mbrapa pallatit të Kongreseve, ndërsa kthimi në Tiranë mendohet pasditës rreth orës 17:00. Çmimi: 1500 L/person (transport dhe guida). Në pamundësi për të organizuar barbekyne duhet të merrni me vete ushqim për të gjithë ditën, pa harruar edhe rrobat e banjos, krem kundra diellit, kapele, syze etj Prenotoni: fisnikmuca@yahoo.com, 069 40 31 232, 068 26 97564

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Në liqenin e Bovillës dhe malin e Gamtit

Këtë të diel më 16 qershor, është menduar edhe një tjetër eksursion për në Bovillë, për tu ngjitur në iteneraret e shumtë në faqen e malit të Gamtit mbi liqenin e Bovillës. Numri maksimal i personave që mund të marrin pjesë në këtë aktivitet është 14 vetë. Numri është i limituar për efekt sigurie. Takimi në orën 8.45 të mëngjesit mbrapa pallatit të Kongreseve. Çmimi: 1500 L/person (transporti,të gjitha pajisjet për ngjitjen, sanduiç si dhe instruktimet nga tre instruktorë që do të jenë në dispozicionin tuaj). Prenotoni: në 068 26 97 564.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

After Earth toka pas një
mijë vjetësh në Millennium

At e bir në jetë, at e bir në film. Ëill Smith dhe djali i tij Jaden, janë protagonistë të filmit fantashkencor After Earth që vjen premierë shqiptare në kinema Millennium, vetëm dhjetë ditë pas projeksioneve të para në Amerikë. Filmi i M.Night Shyamalan, një aksion dhe fantazi shkrirë në 100 minuta, rrëfen jetën pasi njerëzit kanë shkatërruar planetin e tyre. Ngjarja zhvillohet pas më tepër se 1000 vjetësh dhe tregon se çfarë ka mbetur nga njerëzimi që jeton në një planet tjetër. Gjatë një misioni në hapësirë, përplasja me një metër rrëzon anijen kozmike në Tokë. Por ajo që do të shohin Cypher Raige (Ëill Smith) dhe Kitai (Jaden Smith)  nuk është Toka e ditëve tona, por Toka e të një ardhmeje të zymtë, ku planeti i ngjan një xhungle të nëpërkëmbur nga abuzimi njerëzor. Një planet armiqësor me ish fëmijët e tij. Këtu fillon makthi

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

“Mirandolina” e Goldonit në Tetarin Kombëtar

Komedia e famshme e Carlo Goldonit “Mirandolina” nis të shfaqet këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar të Komedisë në këndvështrimin e ri të regjisorit Donard Hasani. Sipas regjisorit kushdo që zgjedh këtë vepër të madhe ka mundësinë të sjell një këndvështrim ndryshe. Sa i takon kësaj shfaqjeje komedia do të vijë me një koncept më modern edhe pse janë respektuar kostumet e kohës. Mes aktorëve rikthehet në skenë edhe Mehmet Xhelili i cili në vitet e fundit ka qënë prezent në teatër si regjisor. Komedia e realizuar për herë të parë në Itali në vitin 1753, është historia komike e një zonje bujtine që tërheq rreth vehtes disa meshkuj. Këtë herë për publikun shqiptar do të interpretojë Alfred Trebicka, Rozana Radi, Mehmet Xhelili e Kastriot Ramollari.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Akademika e Arteve, ekspozita “Grafika 2013″

Një ekspozitë e veçantë është çelur në Fakultetin e Arteve Pamore në Universitetin e Arteve në Tiranë. Studentët e Atelierit të Grafikës kanë ekpozuar jo vetëm rezulatin e një viti, por edhe procesin e punës që për publikun e gjerë është një art me vete. Krijimi i letrës dhe pastaj lidhja e librave, apo stampimi nëpërmjet formave, janë disa procese që këta artistë të rinj kanë vendosur ti  dëshmojnë. Sipas tyre këto teknika kanë origjinën që nga mesjeta. Edhe pse nuk punuan mbi një subjekt të caktuar ekspozita “Grafika 2013″ është fryt jo vetëm i imagjinatës, por edhe ndikimeve që këta student kanë pasur gjatë një viti nga bota e jashtme.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Libri i javës: Një verë pa burra

Siri Hustvedt na sugjeron një Verë pa burra. Kështu titullohet romani i autores amerikane, që vjen në shqip përmes shtëpisë botuese Pegi. Të duket një libër rozë, por nuk është aspak i tillë. Hustvedt përpiqet të zbulojë botën femërore, që në fëmijërinë e hershme, kur luan me shokët imagjinarë, te plakja e ikja nga kjo jetë me ca të fshehta, që ske mundur dot ti thuash me zë të lartë. Në qendër është Mia, një poete, që ka prekur fundin për shkak të ndarjes me të shoqin. Rreth saj vërtiten gra të vogla e të mëdha, secila me historinë e vet në marrëdhënie me burrat, me prindërit, me fëmijët e mbi të gjitha, me veten. Në përpjekje për ti shpëtuar çmendisë e për të gjetur veten Mia bëhet secila prej nesh. Me këtë libër shkrimtarja Siri Hustvedt na tregon se si mund të jetë Një verë pa burra

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Artisti italian çel ekspozitë në Tiranë

Artisti Leone Contini vjen në Tiranë për të hapur një ekzpozitë të tiitulluar Trupi i Huaj. Ekspozita çelet të shtunën më 15 qershor, ora 19:00, në Tirana Art Lab, Qendra për Artin Bashkëkohor, afër Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Leone Contini, artisti i parë në residencë për vitin 2013 i Tirana Art Lab. Mes prillit dhe qershorit 2013, ai ka zhvilluar një kërkim artistik në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Idea lindi në momentin kur artisti gjeti një hartë të vjetër e cila i përkiste periudhës kur Shqipëria ishte nën pushtimin Italian. Harta i përkiste gjyshit të tij i cili ishte caktuar në Ballkan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Harta është një trup i huaj për të shkuarën familjare të artistit, gjithashtu edhe për Italinë e sotme e cila e ka çrrënjosur të shkuarën e saj kolonialiste nga memoria kolektive.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Jeta e Natës

Të premten më 14 qershor, te Folie, performon për ju DJ.Blunt
Të shtunën më 15 qershor te Dream City, vjen Evelin Scavo @ The Code & Dream City. Performance live dhe kërcime sensuale.
Organizata Rinore Orti, prezanton: Fly Project, më 14 qershor: do të ketë modë; kërcime; dhe performanca të veçanta me zjarr (Fire Shoë). Aktiviteti sot te Trade Center Orti, Elbasan-Metalurgjik në orën 21:00
Sot e premte, Gent Bushpepa këndon live të Charls, në orën 21:00. Prenotoni në nr.069 20 22 901.
Më 14 dhe 15 qershor, Dancefest te Sumer Depo, Sardi D

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›