E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirak ne gjyq akuzohet per abuzime

Sot në Paris pritet të fillojë gjykimi i ish- presidentit të Francës, Zhak Shirak. Kjo është e para herë në Francën moderne që një ish- president del para gjyqit. Shirak akuzohet për krijim vendesh të rreme pune, në mënyrë që të përfitojë të ardhura ekstra në buxhetin e qytetit.

Akuzat datojnë në kohën kur Shirak ishte kryebashkiak i Parisit në vitet ‘70- ‘80. Nëse shpallet fajtor, 78- vjeçari mund të dënohet deri në 10 vjet burg dhe 150 mijë euro gjobë. Për Francën  një proces i tillë konsiderohet historik  ndërsa analistët thonë se edhe nëse shpallet fajtor Shirak që udhëhoqi Francën për 12 vjet rresht ka pak gjasa që të përfundojë në burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›