E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shirer këshillon Grilish: Nuk e konsideron më askush, të largohet nga Mançesteri!

Në verën e 2021-it Siti e belu për plot 100 milionë stërlina nga Aston Vila, por tani duket se është një “peshë” për ekipin. Kjo është historia e Xehk Grilishit, i cili ka statusin e lojtarit anglez më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Mesfushori i Sitit është këshilluar nga Alen Shirer që të ndryshojë ambient pasi në “Etihad” nuk ka më të ardhme. “Nuk u habita që Siti humbi finalen me Kristal Palas pasi ata kanë luajtur të gjithë sezonin shumë keq ashtu siç luajtën edhe në finale. Mendoj se koha e Xhek Grilish te Siti ka mbaruar. Mendoj se një sinjal të fortë në këtë drejtim e tregoi edhe Pep Guardiola me zgjedhjet që bëri. Ai kur kërkonte një gol aktivizoi një djalosh të ri si Eçeveri, ky është një sinjal i qartë për Grilish. Koha e tij ka mbaruar pasi trajneri nuk e konsideron më”, tha Shirer gjatë një prononcimi në “Rest is Football Podcast”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›