Petit: PSG ishte e neveritshme, Luis Enrike ndryshoi gjithçka!
Në një intervistë për “Marca” kampioni i botës me Francës, Emanuel Petit kishte vetëm fjalë të mira për Luis Enriken. Sipas francezit, trajneri spanjoll ka ndryshuar PSG-në jo vetëm në aspektin sportiv.
“Luis Enrike ka bërë diçka të madhe për PSG-në pasi deri para se të afrohej ai ky klub ishte diçka e neveritshme. Vihej re arrogancë dhe shumë mendjemadhësi. Por tani gjërat kanë ndryshuar. Skuadra po luan shumë bukur. Dembele është lojtari më i mirë i sezonit ndërsa Doue është më i dalluari nga të rinjtë. Them se që prej momentit kur pronarët nga Katari morën këtë klub vetëm ky sezon mund të konsiderohet si i suksesshëm”, tha Petit.