E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiroka-Pula takon kreun e Inteligjencës në Kosovë, në fokus siguria kombëtare

PRISHTINË, 9 tetor/ATSH/ Presidentja Justina Shiroka-Pula ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Ky i fundit me këtë rast ka uruar Shiroka-Pula për marrjen e detyrës së presidentes, raporton KosovaPress. Gjatë takimit, Ajeti e ka njoftuar presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.

Po ashtu, u diskutua mbi koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›