Shirokë “Stop Trafikimit’

Në Shkodër është duke u zbatuar një projekt që ka të bëjë me rehabilimin e viktimave të trafikimit, përmes integrimit dhe punësimit të këtyre personave.
Për këtë qëllim në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Trafikimit që është 30 Korriku në qendër të Shirokës është organizuar një aktivitet sensibilizues që përmbylli edhe fushatën dy javore orfanizuar nga qendra prosperitet me integritet, shërbimi social, Bashkia Shkodër dhe drejtoria vendore e policisë së Shkodrës.
Vetëm në për vitin 2020 në qarkun e Shkodrës sipas psikologut Fatjon Taipi janë identifikuar 12 viktima të trafikimit, ndërkohë për vitin 2021 deri tani janë identifikuar 5 viktima.
Enkelejda Laçe drejtore e qendrës “Prosperitet me integritet” shprehet se simboli i kësaj dite është “Zemra Blu”, e cila përfaqëson trishtimin e atyre që trafikohen duke na kujtuar zemrën e ftohtë të atyre që blejnë dhe shesin qeniet njerëzore.
Gjatë aktivitetit ishin të shumta mesazhet kushtuar protagonisteve të kësaj fushate duke iu treguar se sa vlerë dhe rëndësi kishte angazhimi i tyre dhe për të konfirmuar mbështetejen e të gjithëve.
Në qëndër të Shirokës organizatorët shpërndanë për qytetarët edhe broshura me mbishkrime “Stop Trafikimit”.