E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shishtaveci i bllokuar nga rreshqitjet e dherave

Ky masiv dheu ka izoluar 10 mijë banorë.

Aksi Shishtavec – Kukës është i pakalueshëm.

Shkarjet kanë ndodhur për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e hidrocentraleve në Grykë të Vanave.

Banorët e dy komunave Shishtavec dhe Topojë mund të rrezikojnë vetëm nëpërmjet një tuneli.

Kryetari i Komunës së Shishtavecit Delman Nela propozon dy zgjidhje emergjente.
Ai ka kërkuar vënien në funksion të pikës së kalimit të kufirit në Shishtavec që e lidh ate me Kosovën, pasi sipas tij lejimi i këtyre banorëve nga Pika e kalimit kufitar të Shishtavecit është edhe mirëqënie.

Shembja e rrugës ndodhi rreth dy javë më parë. Specialistë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe të Ministrisë së Transportit kanë parë nga afër situatën dhe po hartojnë projektet për zgjidhjen përfundimtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›