E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shisnin kokainë dhe kanabis në afërsi të një shkolle, dy të arrestuar në Tiranë

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen se shisnin lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në afërsi të një shkolle.

Në kuadër të operacionit të koduar “Interruption” u arrestuan në flagrancë D. D., 40 vjeç dhe P. G., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sipas policisë nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shisnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në afërsi të një shkolle, dhe se lëndën narkotike e fshihnin në ambientet e një lavazhi në përdorim nga shtetasi D. D.

Gjithashtu, njofton më tej policia “në vijim të veprimeve për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë e dyshuar kanabis, të cilën nga veprimet hetimore dyshohet se ia kishte blerë shtetasit D. D”.

“Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve D. D. dhe P. G., kontrollit në ambientet e lavazhit dhe të banesës së shtetasit D. D., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, 1 armë të ftohtë (thikë), shuma parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›