Shiste doza kanabisi, arrestohet i mituri në Kamëz

Një 16-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Black bag”.
I mituri pasi siguronte sasi kanabisi, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në Kamëz.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit thuhet se në kuadër të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3, u finalizua operacioni policor i koduar “Black bag”.
“Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale”.
Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në Kamëz.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
/rtsh.al/