Moti – Kjo javë do të jetë me temperatura të jashtëzakonshme për muajin tetor

Ajri i nxehtë nga Afrika i përqëndruar në gadishullin Iberik po ndikon rajonet e mesdheut duke na kushtëzuar stabilitet të motit në territorin e Shqipërisë.
Martë, 03 Tetor 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 -3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 10/24°C
- Zonat e ulëta 14/31°C
- Zonat bregdetare 19/30°C
Kosovë
Kosova për dt. 03 Tetor 2023 do të ketë mot kthjellime dhe vranësira mesatare.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C – 12°C në mëngjes deri në 22°C -25°C gradë Celcius në mesditë.
Mërkurë, 04 Tetor 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të shfaqen në zonën perëndimore në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 -3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 10/24°C
- Zonat e ulëta 15/31°C
- Zonat bregdetare 20/30°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari